Lidhur me nismën e Ministres së Kulturës së Malit të Zi për heqjen e bustit në Vuthaj, sot ka reaguar me një qëndrim të fuqishëm dhe kuptimplotë këngëtari i mirënjohur i estradës, Malesori.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të këngëtarit:
Ministria e Kulturës e Malit të Zi ka dërguar mesazh dhe kërkesë për rrëzimin e bustit të heroit shqiptar Isuf Kamer Çelaj në Vuthaj, me arsyetimin banal se gjoja “Isufi ka bashkëpunuar me armikun kundër Malit të Zi”!
Ndërkohë, para disa ditësh u përurua përmendorja e kryekomandantit famkeq çetnik Pavle Durišić në Zaostro, afër Beranit, por nga kjo ministri nuk pati asnjë reagim – përveç ndonjë zëri të zbehtë individual!
Kërkesa absurde për rrëzimin e bustit të heroit tonë Isuf Kamer Çelaj nuk ka asnjë bazë logjike, sepse heronjtë shqiptarë nuk kanë asgjë të përbashkët me historinë shtetërore të Malit të Zi sllav. Ata kanë luftuar për Shqiptarinë dhe për lirinë kombëtare shqiptare. Asnjë logjikë në botë nuk mund t’i lidhë me “miqësinë” apo “armiqësinë” me Malin e Zi, përveç rasteve kur kanë qenë të detyruar të mbrohen prej tij si pushtues.
Nëse ndjekim “logjikën” e Ministrisë së Malit të Zi, atëherë do të duhej të rrënoheshin të gjitha përmendoret shqiptare që ekzistojnë në trojet tona etnike brenda kufijve të Malit të Zi – duke filluar nga Skënderbeu, Dedë Gjon Luli, Baca Kurti e të tjerë.
Nga ana tjetër, përmendorja e vojvodës çetnik, gjakpirësit famkeq Pavle Durišić, ka shumë të bëjë me historinë e Malit të Zi – por me atë pjesë të errët e kriminale të saj. Pikërisht këtu ndahet shapi prej sheqerit, dhe shteti malazez duhet të tregojë orientimin e tij të vërtetë: a është shtet i vlerave evropiane apo shtet i çetnikëve, neo-fashistëve dhe shovinistëve ruso-serbë?
Ministria e Kulturës e Malit të Zi duhet ta dijë se malazezi pro-serb Pavle Durišić, komandant i çetnikëve, ishte armik i popullit të vet malazez dhe kundërshtar i Malit të Zi të pavarur – duke luftuar për bashkimin me Serbinë dhe për “Serbinë e Madhe”. Ky njeri ka ekzekutuar më shumë malazezë anti-çetnikë se vetë fashistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, e për të mos përmendur masakrat e çetave të tij ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe popujve të tjerë në Mal të Zi.
Po ashtu, Ministria duhet ta dijë se heronjtë kombëtarë shqiptarë, si Isuf Kamer Çelaj, nuk kanë pasur kurrë lidhje me Malin e Zi, përveç rasteve kur kanë luftuar kundër kujtdo që ishte kundër shqiptarëve e shqiptarësisë – përfshirë edhe vetë Malin e Zi, kur ky ka qenë pushtues.
Lufta për liri kundër okupatorit është vlerë. Ndihma për pushtimin dhe masakrimin e popullit tënd për interesat e një shteti tjetër është anti-vlerë, o Ministri e Kulturës e Malit të Zi. Ndoshta do të duhej të kishit aq kulturë sa të përfaqësonit me dinjitet një ministri që mban këtë emër!
A mos deshët që heroi shqiptar Isuf Kamer Çelaj të luftonte për Malin e Zi kundër shqiptarëve, ndërsa malazezi Pavle Durišić ju qenka në rregull pse luftonte kundër Malit të Zi për Serbinë e Madhe!?
Pffff… çfarë ministrie!
https://www.facebook.com/share/p/1BtuA2QdDU/?mibextid=wwXIfr
