AKTUALE

Mërgimtari në takimin me Bajram Rexhepi: Nuk do të vij më në vendlindje deri sa të kthehet Ali Ahmeti në qeveri

Kandidati për Kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi sot realizoi takim me ajkën e kombit, mërgatën tonë e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha proceset kombëtare.

Rexhepi nga afër ndëgjoi kërkesat e mërgatës, duke u shprehur se po të njëjtat do të përfshihen në programin zgjedhore.

Mërgimtarët shprehën shqetsimet e tyre si në aspektin lokal për kaosin i cili shkaktohet në komunikacion në kohën kur ata vijnë në vendlindje, ashtu dhe në atë qendrorë me degradimin dhe shfuqizimin e shqiptarëve nga qeveria pa legjitimitet etnik.

Një nga mërgimtarët me qëndrim në Frankfurt të Gjermanisë, i pranishëm pasi që shprehi shqetsimin për gjendjen aktuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me premtimin se mërgata shqiptare do të angazhohet në maksimum siç u shpreh ai që të flakim këtë të keqe nga ne, tha: “Ditën që hyra në kufi për vendlindje ndejva se nuk ka shqiptarë në qeveri, dhe thash me vete se nuk do të vij në vendlindje më deri sa Ali Ahmeti të kthehet në qeveri”

Related posts

Fatmir Dehari: Gjithmonë bashkë, SHBA! Me Ju dhe për Ju — për Kërçovën tonë!

Gjyla Halili

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike hapi zyrat në Gostivar, Mexhiti: Partia jonë po fuqizohet çdo ditë

Gjyla Halili