AKTUALE

Bajram Rexhepi takon mërgimtarët: “Tetova është amanet i të parëve, nuk është për shitje”

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, në një takim me mërgatën tetovare ka theksuar se “Tetova nuk është për shitje, atë e kemi amanet nga të parët tanë”. Ai u shpreh se qyteti ka nevojë për investime, përvojë dhe vizion të ri, ndërsa kritikoi garniturën aktuale politike për “shitjen e pronës publike” dhe “përfundimin e parave në xhepat e individëve e jo në arkën komunale”.

Rexhepi bëri të ditur se në Komunën e Tetovës do të krijohet një sektor i veçantë me profesionistë të dedikuar për tërheqjen e investimeve nga jashtë dhe diaspora, duke ofruar asistencë administrative dhe ligjore. Ky sektor, sipas tij, do të ketë fokus të veçantë në mërgatën nga Tetova dhe Pollogu.

Ai shtoi se bashkë me diasporën po hartohet programi #PërTetovënERe, që synon të jetë një kapitull i ri për qytetin.

Ja postimi plotë:

📌Tetova nuk është për shitje, atë e kemi amanet nga të parët!

Takimi me mërgatën tetovare ishte i ngrohtë dhe i qartë. Tetova ka nevojë për investime, për përvojën që ata sjellin me vete dhe për një vizion të ri.

Sot kemi një garniturë politike që shet pa mëshirë pronën publike, e paratë përfundojnë në xhepa individësh, jo në arkën komunale. “Këta po të munden, do ta shisnin edhe qiellin e Tetovës!” ishin fjalët e një mërgimtari që më prekën jashtëzakonisht shumë.

Po, Tetova ka shumë probleme, por biseda me njerëz që kanë sakrifikuar shumë dhe nuk ia kanë kthyer kurrë shpinën vendlindjes, na jep energji dhe kurajo për të ndërtuar një Tetovë me të cilën do të krenohemi të gjithë.

Në Komunën e Tetovës do të krijojmë një sektor të veçantë, me profesionistë të dedikuar për investimet nga jashtë dhe diaspora, duke ofruar asistencë administrative e ligjore, për të rritur investimet, veçanërisht ato nga mërgata jonë në Tetovë e Pollog.

#Bashkë me mërgatën po shkruajmë programin #PërTetovënERe që do të jetë një kapitull i ri për qytetin tonë! 🩵

Related posts

BDI: Marrëveshja historike për Korridorin 8 dhe 10D u firmos, urime qytetarëve

admin

A është i dobishëm apo i dëmshëm gjumi i pasdites? Përgjigjet e ekspertëve

admin

Bajram Rexhepi: “Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë!

Gjyla Halili