AKTUALE

Florim Useini: Takim frymëzues me Aleanca Kosovare e Bizneseve në Prishtinë

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të vizitoj Aleancën Kosovare të Bizneseve në Prishtinë, ku u pritëm me përzemërsi nga kryetari z. Agim Shahini – një zë i fuqishëm dhe vizionar i zhvillimit ekonomik në vend dhe përtej kufijve. Në këtë vizitë më shoqëroi z. Urim Saiti përfaqësues i kompanisë Wallpaint, një prodhues i ngjyrave dekorative që tashmë ka filluar të shtrihet me dinjitet edhe në tregun e Kosovës.

Bashkëbisedimi me z. Shahini ishte i pasur në përmbajtje, ku prekëm temat kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, fuqizimin e prodhuesve shqiptarë dhe shtrirjen strategjike të produkteve nga Maqedonia në Kosovë dhe më gjerë në tregun europian.

Diskutuam gjithashtu për domosdoshmërinë e koordinimit ndërinstitucional mes dhomave ekonomike dhe për forcimin e urave lidhëse ndërmjet vendit dhe diasporës, si një gur themeli për ndërtimin e një ekonomie gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe kombëtare.

Ky takim ishte një hap domethënës drejt bashkëpunimeve konkrete dhe afatgjata në të mirë të bizneseve tona, të cilat janë jo vetëm shtylla të zhvillimit ekonomik, por edhe bartëse të identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

Banner

Related posts

Shaqiri: Intensifikojmë punët për shkollën e në Vizbeg nga shtatori të hapë dyert për nxënësit

admin

Snopçe: Nëse ASH del nga Qeveria, zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme

Gjyla Halili

103 vjet Kryeqytet, Veliaj: Sot Tirana eshte ne ditet e saj me te mira!

admin