AKTUALE

Është vendosur arsimi fillor formal në kushte spitalore për fëmijët në mjekim afatgjatë

Shkup, 6 gusht – Është vendosur arsimi fillor formal në kushtet spitalore për fëmijët në mjekim afatgjatë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, sot zyrtarisht njoftuan ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Marija Vuk, kryetare e OJQ SANO – Shoqatë e cila ndihmon fëmijët me kancer.

Siç është sqaruar, MASH me mbështetjen e sektorit të shoqërisë civile (OJQ SANO – shoqatë e cila ndihmon fëmijët nga kanceri), vendos arsimin fillor formal për fëmijët në mjekim afatgjatë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.
“Janë bërë ndryshime në rregulloren ligjore dhe nënligjore dhe shkollat ku janë të regjistruar fëmijët të cilët po mjekohen në Klinikë duhet t’i përfshijnë ata në mësime nga shtatori – drejtpërdrejt, gjegjësisht onlajn gjatë orëve të mësimit, ose përmes komunikimit asinkron (mësimdhënësi i shpërndan materialet nxënësit, cakton detyrat, vlerëson njohuritë…). Mësimdhënësi mund të organizojë edhe mësime individuale për nxënësin, përmes disa mjeteve digjitale, u nda sot në Klinikë dhe u theksua se e gjithë kjo varet edhe nga gjendja shëndetësore e fëmijës.
Qëllimi është që fëmijët të mos kenë ndërprerje në procesin edukativo – arsimor dhe pas përfundimit të mjekimit, më lehtë të risocializohen, të kthehen në shkollë dhe në mesin e shokëve të tyre. U theksua se asnjë fëmijë nuk duhet të privohet nga arsimi vetëm sepse po mjekohet dhe se sëmundja nuk do të thotë izolim, ndërprerje apo harresë. Në vazhdim është trajnim për punë efektive të mësimdhënësve nga distanca me këta fëmijë.

Related posts

Kryeparlamentari Gashi nga Tirana: Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe vendet e rajonit, vendimtar për të avancuar në BE

Gjyla Halili

Tubimi VMRO-DPMNE, sulmohet ekipi i TV 24/ SHGM dënon sulmin – VMRO DPMNE mohon se incidenti është shkaktuar nga organizatorët e tubimit!

Gjyla Halili

Menduh Thaçi lartëson Ali Ahmetin: Është si arra e fortë te shqiptarët

Gjyla Halili