AKTUALE

Gjeloshaj në prokurori: Ligji për plantazhe u ndryshua kur ministër ishte Millatoviq, tani po bën cirk politik për të fshehur të vërtetën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka dhënë sot deklaratë në Prokurori në lidhje me komunikimin e publikuar nga presidenti Jakov Millatoviq.

Pas daljes nga Prokuroria, Gjeloshaj deklaroi për mediat se në mesazhet e tij nuk ka pasur kërcënime, dhe se komunikimi me presidentin ishte në kuadër të diskursit politik mes dy politikanëve.

“Ai ka publikuar vetëm një pjesë të bisedës. Vendimi i tij ishte i gabuar, dhe këtë nuk e them vetëm unë, por për këtë kanë tërhequr vëmendjen edhe politikanë nga Mali i Zi, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” tha Gjeloshaj.

Ai shtoi se është i bindur se ligji i ndryshuar më 30 dhjetor 2021, gjatë kohës kur Milatoviq ishte ministër i zhvillimit ekonomik, është bërë për të favorizuar kompaninë shtetërore “Plantazhe”.

Ai shtoi se është i sigurt për arsyen që ka cekur.

“Ish-kryetari i Bordit Drejtues të “Plantazhe” e ka ndryshuar atë ligj para tre vjet e gjysmë, kur ministër i zhvillimit ekonomik ishte presidenti aktual i Malit të Zi. Ligji është miratuar duke ndryshuar të njëjtat norma, me shtesën që për vendimet që nuk ishin të plotfuqishme, të ndryshohej shuma e zbritjes.”

Ne duam që “Plantazhe” të përparojnë. Këtë e do Qeveria, Kuvendi i Malit të Zi, dhe Komuna e Tuzit. Komuna është e gatshme të heqë dorë nga tatimi mbi pasuritë e paluajtshme derisa “Plantazhe” të dalin nga kriza,” theksoi ai.

Gjeloshaj gjithashtu theksoi se është dëshmitar i presionit të Kabinetit të Presidentit ndaj institucioneve shtetërore, përfshirë policinë dhe prokurorinë, por se ai vetë nuk do të ndërhyjë dhe respekton pavarësinë e Prokurorisë.

Në orën 12:00, pritet që edhe presidenti Jakov Milatoviq të japë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Related posts

Ali Ahmeti në Tearcë me qytetarët diskuton për mbrojtjen e arritjeve të shqiptarëve

Gjyla Halili

“Interpelanca”, ZNAM kërkon kandidat tjetër në vend të Ilire Dautit / Mexhiti: Dauti mbetet kryetare e komisionit

Gjyla Halili

Gashi në seancën e PABSEK-ut: Parlamentet janë mbrojtës të vlerave që i tejkalojnë kufijtë kombëtarë

Gjyla Halili