AKTUALE

Ahmeti, Taravari dhe Destani në tribuna për të përkrahur Shkëndijën ndaj Qarabagut

Shkëndija e Tetovës po shkruan histori këtë mbrëmje, duke luajtur për herë të parë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku përballë ka ekipin azerbajxhanas Qarabag. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin kombëtar “Toshe Proeski” në Shkup, nën praninë e mijëra tifozëve dhe personaliteteve të larta politike.

Në tribunat e stadiumit janë të pranishëm drejtuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim, përfshirë liderin e BDI-së Ali Ahmeti, liderin e ASH-së Arben Taravari, sekretarin gjeneral të BDI-së Faton Ahmeti dhe deputetin Halil Snopçe. Ata po e ndjekin ndeshjen në shoqërinë e presidentit të klubit Shkëndija, z. Lazim Destani.

Ky është një moment i veçantë jo vetëm për klubin, por edhe për sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pasi përballja me një ekip të kalibrit të Qarabagut në një fazë kaq të avancuar të kompeticioneve europiane, është dëshmi e rritjes dhe ambicieve të Shkëndijës në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Azerbajxhan, ku do të përcaktohet skuadra që do të kalojë në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve.

Banner

Related posts

Mexhiti: Edhe pas 23 viteve të nënshkrimit të MO, decentralizimi edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë!

Gjyla Halili

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale kaluan filtrin e komisionit

admin