AKTUALE

REISUL ULEMA DORËZON ÇERTIFIKATËN HALLALL KOMPANISË “ISLAMI KOMERC” NË STRUGË

Banner

Sot, më 03.08.2024, pas hapjes së xhamisë në fshatin Tatesh i Poshtëm, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkë me Muftiun e Strugës, H. Adi ef. Murtishi, vizitoi kompaninë “Islami Komerc” ku dorëzoi zyrtarisht Çertifikatën e Standardit Hallall.

Ata u pritën nga pronari z. Raif Dauti, drejtori z. Azmi Dauti dhe vëllai i tij, afaristi nga Zvicra, z. Shkëndim Dauti. Familja Dauti shprehën dëshirën e madhe që Reusul Ulema të vizitojë komoaninë e tyre, me çka Reisul Ulema poashtu me kënaqësi bashk me Myftiun e Strugës realizuan dëshirën e tyre. Vertetë familja Dauti shquhet për nga profesionalizmi, përkushtimi, kontributi në shërbim të vlerave fetare dhe njerëzore, ishte kënaqësi të vizitosh këtë familje.

Të pranishëm ishin edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike, z. Mendi Qyra dhe i dërguari special i Qeverisë për vendet arabe, z. Salim Sulejmani.

Në fjalën e rastit, Reisul Ulema theksoi rëndësinë e prodhimeve të certifikuara Hallall, duke vlerësuar “Islami Komerc” si shembull pozitiv të një kompanie që respekton standardet islame dhe kontribuon në sigurinë ushqimore dhe besimin e konsumatorit. Ai shtoi se certifikimi Hallall është një hap i domosdoshëm për çdo kompani që synon tregun e gjerë, përfshirë edhe vendet islame.

Banner

Related posts

Ibraimi: Nëse s’ka kompromis për ndryshimet kushtetuese, ndikimi rus do të rritet

admin

Nikollë Camaj uron muajn e shejtë të Ramazanit: “Koha e përkushtimit shpirtëror paraqet mundësi për të forcuar besimin dhe për të qenë më të mirë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve”

Gjyla Halili

Mexhiti: Anija e BDI-së po fundoset, ftoj anëtarët e sinqertë të bashkohen me VLEN-in

Gjyla Halili