AKTUALE

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen Maqedonia e Veriut – Rumani, reagon presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Banner

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani.

Osmani tha se këto thirrje janë të papranueshme.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani njofton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane.

“Sporti duhet të jetë mjet bashkimi, jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen”, theksoi Osmani.

E para e shtetit të Kosovës iu bëri thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE, njofton Klankosova.tv.

“Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”, theksoi presidentja Vjosa Osmani

Banner

Related posts

Mexhiti thotë VLEN-i është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Drejtori i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti angazhon me kontratë djalin e tij (Dokument)

Gjyla Halili

Kurti flet rreth Klan Kosoves

admin