AKTUALE

Daut Haradinaj: Heshtja e Kurtit për gjuhën e urrejtjes në Maqedoni, e papranueshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas thirrjeve raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke e lidhur këtë klimë me ndikimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“‘Ndryshimi’ që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese: ‘Dhoma gazi për shqiptarët’, ‘Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’, ‘Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)’, ‘Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket’,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar mungesën e çdo reagimi nga ana e Kurtit, të cilin e cilëson si “kumbar të koalicionit qeverisës” në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se heshtja përballë gjuhës së urrejtjes është e papranueshme.

Banner

Related posts

Osmani: Të rinjtë mund t’i pengojmë të ikin, vetëm nëse e rrisim standardin jetësor në nivelin e shteteve europiane

Gjyla Halili

Task forse – Grupi punues ndërinstitucional për realizim efikas të projekteve energjetike

Gjyla Halili

Ahmeti: Mickoski le të përgatitet mirë, sot 1 vit në fushë të mejdanit bashkë me zgjedhjet lokale edhe ato parlamentare

Gjyla Halili