AKTUALE

VMRO-DPMNE “feston” Ilindenin me armatim në Tetovë!/Reagon Bdi dega Tetovë

REAGIM!

Shënimi i ditës së Ilindenit duhej të simbolizonte unitetin, barazinë dhe bashkëjetesën në mes popujve në Maqedoni të Veriut, ashtu siç ishte në kohën kur u shpall Republika e Krushevës.

Mirëpo, çfarë po shohim sot?

Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së në Tetovë, bashkë me pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur, në Sheshin e qytetit, demostrojnë forcë të shoqëruar me mesazhe nacionaliste maqedonase duke harruar realitetin dhe qëllimin e shënimit të kësaj dite.

Ky fenomen asnjëherë nuk ka ndodhur në Tetovë. Është hera e parë që defilime të tilla ndodhin para syve të qytetarëve, ndërsa pjesa e shqiptarëve në Qeveri, si gjithmonë HESHT!

Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët i të gjitha etnive që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. Idetë e shekujve të kaluar nuk kanë vend në ditët e sotme.

Banner

Related posts

Festim Halili: Për herë të parë në UT laborator për siguri kibernetike nga fondi për inovacion

admin

BDI: Akuzat e opozitës për krizë janë porosi ruse, BDI organizon zgjedhje të lira dhe demokratike

Gjyla Halili

Neziri nga ASH-ja: Anëtari në KSHZ nuk i takon LEN-it

Gjyla Halili