AKTUALE

Realizohet me sukses aksioni i rradhës i dhurimit të gjakut

Myftinia e BFI Tetovë, në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq – Tetovë dhe me mbështetjen profesionale të Qendrës së Mjekësisë Transfuzive, të premten pas namazit të xhumasë, më 01 gusht 2025, realizoi aksionin e rradhës qytetar për dhurim të gjakut në hapësirat e xhaminë e fshatit Shemshovë.

Ky aksion fisnik u prit me interesim nga besimtarët dhe qytetarët vullnetmirë, të cilët me përkushtim kontribuuan dhe dhuaruan me qëllim ndihmën e qytetarëve në nevojë për trajtim mjekësor.

Myftinia e Tetovës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët (imamin e fshatit Shemshovë, Hfz. Ismail ef. Nuhi, këshillin e xhamisë dhe dhuruesit) për këtë kontribut fisnik dhe lutet që Allahu xh.sh ti shpërblejë për këtë vepër të lartë.

Banner

Related posts

Vritet një polic në Kaçanik, policia jep detaje: Ishte duke hyrë në banesë!

Gjyla Halili

Kuvendi i miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Gjyla Halili

Mësoni pse nuk duhet të i bleni fëmijëve shumë lodra?

admin