AKTUALE

Ali Ahmeti mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e duhur

Ali Ahmeti mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e duhur
Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka dalë në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të organizohet më 7 gusht në Prishtinë.

Ai iu ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që t`i bashkohen kësaj proteste.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dje e duhur.

“Lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse. Që nga paslufta, pa numër procese gjyqësore ndërkombëtare e vendore dëshmuan çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci, pavarësi. Drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të bazohet në procese politike të imponuara nga Rusia dhe “dëshmi” të servuara nga Serbia. Unë jam pjesë e pandarë e luftës për liri të kombit tim dhe e mbështes protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Ju ftoj të gjithëve që të shihemi bashkë më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të lirisë sonë”, ka shkruar Ahmeti.

Banner

Related posts

Kryeministri Xhaferi në iftar me degën e BDI-së në Butel

Gjyla Halili

Destani: Ministrat e rinj të BDI-së ia kaluan Kosovës dhe Shqipërisë! Fabrika e veturave elektrike do të ndërtohet në Tetovë

admin

Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

Gjyla Halili