AKTUALE

Rina Ajdari: Një vit i qeverisë së padrejtësisë

Banner

Një vit që nga formimi i kësaj qeverie – një vit i humbur për shpresat e qytetarëve, për barazinë, për përfaqësimin e drejtë dhe për dinjitetin e mbarë shoqërisë. Një qeveri e ngritur mbi pazare politike, jo mbi vullnetin e lirë të popullit, pa legjitimitet dhe pa mbështetje të vërtetë demokratike.

Prej ditës së parë, u pa qartë që kjo qeveri erdhi për të sunduar. Vendimet e saj janë marrë në errësirë, pa transparencë, pa konsultim dhe pa ndjeshmëri ndaj nevojave reale të qytetarëve. Ata që premtuan barazi, ndërtuan më shumë ndarje; ata që folën për përfaqësim, u shndërruan në zëdhënës të interesave të ngushta partiake dhe personale.

Shqiptarët dhe komunitetet tjera janë të anashkaluar e të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse.

Sot, ky pushtet nuk ka fytyrë të flasë për sukses. E vetmja e arritur është servilizmi dhe klientelizmi. Asgjë më tepër. Po, edhe rrënim i gjithë asaj që ndërtuam ne ndër vite.

Ky përvjetor nuk është festë – është një përkujtim i hidhur i një viti të dështuar, një vit pa shpresë, pa drejtësi dhe pa barazi. Por njëkohësisht, është edhe një thirrje për zgjim dhe qëndresë. Sepse dinjiteti nuk jepet, fitohet. Dhe koha për llogaridhënie po vjen.

#llogaridhënienëtetor

Banner

Related posts

BDI – Dega Tetovë konsolidon strukturat, rizgjidhet kryetari i nëndegës në Shaip Kamberi

Gjyla Halili

Avdiu: Fronti Evropian më tepër ngjanë me koalicionin e dëshpërimit, se sa shpresës!

Gjyla Halili

Zjarret vdekjeprurëse në Los Anxhelos/ Shkon në 24 numri i viktimave

Gjyla Halili