AKTUALE

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat/Bajram Rexhepi: Tallje e hapur dhe e dhimbshme me të drejtat e shqiptarëve

Nënkryetari i Bdi-së, njëherit shef i shtabit politik në Tetovë, Bajram Rexhepi ka reaguar ne lidhje me ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e quajtur tallje të hapur dhe të dhimbshme me të drejtat themelore të shqiptarëve në shtet.

“Nuk guxojmë të heshtim përballë kësaj padrejtësie. Asnjëri nga ne nuk duhet të heshtë. Ky ligj është një përpjekje e rradhës për të “zbukuruar” padrejtësinë me fjalë boshe dhe raporte formale njëherë në vit”- ka shkruar Rexhepi.

Ja postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot jemi dëshmitarë të një talljeje të hapur dhe të dhimbshme me të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet.

Nën pretekstin e një “ligji të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, po tentohet të legalizohet padrejtësia, duke u zëvendësuar mekanizmi i balancuesit me një “trup koordinues” pa fuqi reale, dhe pa të drejtë sanksionimi. Ky nuk është një hap drejt barazisë, por një kthim prapa drejt një realiteti të trishtë, ku shqiptarët përjashtohen nga institucionet, nga vendimmarrja dhe nga mundësia për të ndërtuar të ardhmen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Nuk guxojmë të heshtim përballë kësaj padrejtësie. Asnjëri nga ne nuk duhet të heshtë. Ky ligj është një përpjekje e rradhës për të “zbukuruar” padrejtësinë me fjalë boshe dhe raporte formale njëherë në vit.
Por cilësia e jetës së qytetarit nuk matet me raporte, ajo matet me mundësi, me përfaqësim real dhe me dinjitet të barabartë.

Ju ftoj që së bashku të ngrejmë zërin për një ligj të drejtë, me mekanizma të definuara detyrues dhe sanksionues, për kontroll dhe përgjegjësi të qartë.

Nuk do të lejojmë që tallja me shqiptarët të bëhet normë ligjore.

#Bashkë për dinjitetin tonë!

Related posts

Doc.Dr. Rina Ajdari kadidate për deputet nga Fronti Europian

Gjyla Halili

Jakimovski arriti të mbledh nënshkrimet në garën presidenciale, ndërkohë Pendarovski filloi procedurën për nënshkrimet

Gjyla Halili

Thirrja publike e ministrisë së Energjetikës 1.000 denarë në muaj për rrymë, kush ka të drejtë dhe si të aplikojë?

Gjyla Halili