AKTUALE

Faton Ahmeti demanton shpifjet e radhës nga VREDI: Faktet nuk zhduken me propagandë!

Banner

Fondi për Sigurim Shëndetësor, gjatë kohës sa kam udhëhequr, ka qenë një nga institucionet më shembullore për zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Këtë nuk e themi vetëm ne – këtë e ka konstatuar edhe vetë Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, gjatë kontrollit të vitit 2022, ku u evidentuan përparime të dukshme dhe u dhanë rekomandime për avancimin e mëtejshëm të implementimit.

Por çfarë ndodhi pas ardhjes në pushtet të VRED-it?
Në vitin 2024, gjatë kontrollit të fundit, gjendja ndryshoi rrënjësisht. Në krye të Fondit janë emëruar dy drejtorë maqedonas, dhe për ironi, asnjëri prej tyre nuk është paraqitur për të raportuar para Inspektoratit për progresin në zbatimin e gjuhës shqipe. Heshtja e tyre është alarmuese. Mosveprimi i tyre është fyes. Dhe fakti që nuk japin llogari, është dëshmi e një degradimi të qëllimshëm.
Kjo nuk është neglizhencë – është politikë!
Politikë e përbuzjes së gjuhës shqipe. Politikë e përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet. Politikë e fasadës dhe e mashtrimit.

Për VRED-in, përdorimi i gjuhës shqipe dhe përfaqësimi i drejtë nuk janë vlera, por vetëm fjalë boshe për fushata. Por për ne, gjuha shqipe është shtetformuese dhe zbatimi i saj është e drejtë dhe obligim ligjor, jo opsion!

Banner

Related posts

ALI AHMETI, ADEM JASHARI I GJALLË I MAQEDONISË SË VERIUT, NË SHKUP MBAJTI ORË HISTORIE

Gjyla Halili

Luan Veliu: Prilli i Demonstratave të vitit 1981! 44 vite, Përkujtim, Qëndresë-Ndërgjenerata, të pa luhatur…

Gjyla Halili

Arrestohet drejtori i Spitalit Geriatrik në Shkup, mori ryshfet prej 20,000 eurosh

Gjyla Halili