AKTUALE

HAXHILERËT NGA TETOVA VIZITOJNË VENDET E RËNDËSISHME NË MEDINE

Medinë, 21 qershor 2025 – haxhilerët nga Tetova, të cilët aktualisht ndodhen në Medinë në kuadër të Haxhit 2025, realizuan sot vizita të rëndësishme në disa prej vendeve më të shenjta dhe historike për qytetrimin islam.

Në kuadër të kësaj vizite, haxhilerët patën mundësinë të ndaleshin në Kodrën e Uhudit, vendin ku u zhvillua njëra prej betejave më të rëndësishme në historinë e Islamit. Në këtë kodër ndodhet edhe varri i Hamzait, xhaxhait të Muhamed (a.s.), i cili ra dëshmor në këtë betejë.

Më tej, haxhilerët vizituan dy prej xhamive më të njohura të qytetit: Xhaminë Kuba, e para xhami e ndërtuar në historinë islame, si dhe Xhaminë Kibletejnë, e njohur për ndërrimin e drejtimit të kibles gjatë jetës së Muhamed (a.s.).

Pas kësaj, grupi vizitoi Kopshtin e hurmave, një ambient i qetë dhe simbolik që ruan një pjesë të trashëgimisë bujqësore të Medinës dhe jep mundësinë për reflektim dhe relaksim në një ambient natyror dhe shpirtëror.

Vizita u karakterizua me atmosferë të përkushtuar, lutje dhe emocion të thellë shpirtëror. Për shumë prej haxhilerëve, kjo ishte një përvojë e paharrueshme dhe një rast për të përjetuar nga afër historinë dhe shenjtërinë e vendeve ku kanë kaluar etapat më të rëndësishme të Islamit.

Related posts

Korridori 8/ Grubi: Ditë historike, mbi skepticizmin, triumfoi guximi, vizioni dhe vendosmëria

admin

Faton Ahmeti: Nuk të bën kandari Bilall, ndihma financiare tentativë e pastër për blerje votash

Gjyla Halili

Ahmeti: Fitorja dhe legjitimiteti i takon vetëm Frontit Evropian

Gjyla Halili