AKTUALE

Vazhdojnë aktgykimet penale për profesorin e UT-së Qani Nesimi

LËNDA: NJOFTIM

Të nderuar imam, mualim, muezin, Këshilla të xhamive dhe ju të dashur besimtar mysliman të Myftinisë së Tetovës.

Ju njoftojmë se me Gjykata themelore në Tetovë ka sjellur dy aktgjykime penale për profesorin e UT-së Qani Nesimi I cili është ngujuar në objektin e Myftinisë së Tetovës.
Njoftojmë besimtarët mysliman të territorit të Myftinisë së Tetovës se për shkak sjelljes dhe veprimeve antiligjore të profesorit të UT-së Qani Nesimi në bazë të padisë private penale të BFI-së Gjykata themelore Tetovë ka sjellur dy aktgjykime për kryerje të veprave penale ,,vetëgjyqësi” dhe ,,vendosje e kundërligjshme” në objektin e Myftinisë së Tetovës.
Gjykata Themelore Tetovë ka vlerësuar se me paraqitjen dhe sjelljen e profesorit të UT-së si ,,Myfti” i Tetovës dhe mos lëshimin e hapësirave të Myftinisë së Tetovës nga ana e Qani Nesimit, i njëjti ka kryer vepra penale nga neni 392 p.1 dhe neni 246 i Kodit penal të RMV.
Shpresojmë se më në fund profesori i UT-së Qani Nesimi do vetëdisohet dhe do të lëshojë hapësirat e Myftinisë së Tetovës. Askush nuk ja mohon të drejtën të ankimohet nëpër Gjykata, por nuk guxon të luaj me besimtarët e Tetovës dhe keqpërdorimin e objektit të Myftinisë.

Shpresojmë se me ndihmën e Zotit shumë shpejt do lirohen edhe hapësirat e Muftinisë dhe kjo golgotë e shkaktuar nga uzurpuesi Qani Nesimi shumë shpejt do përfundojë.
Andaj asnjë nga të punësuarit duke filluar nga imamët e xhamive, profesorët, muezinët si dhë Këshillat e Xhamive mos bien pre e njoftimeve falso të lëshuara nga uzurpatori Qani Nesimi, bashkëpunimi institucional është vetëm nëpërmjet Prof.Dr. Selver Xhemaili si Mufti i Tetovës.

Shpresojmë se me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore Civile Shkup, 3 (tre) Aktgjykimet penale të Gjykatës Themelore të Tetovës dhe Aktvendimet e Gjykatës Administrative si dhe Gjykatës së lartë administrative Qani Nesimi dhe klika e tij e kuptuan më në fund se Vendimet e Rijasetit janë KUSHTETUESE, LEGALE dhe LEGJITIME

Muftinia e Bfi-Tetovë
Sektori për informim
.

Related posts

Zhaku: Ardhja e Blinkenit për vizitë te Osmani, tregon respektin e SHBA-ve për Osmanin

Gjyla Halili

Protesta në Tiranë, Edi Rama: Zemra mal

Gjyla Halili

I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

Gjyla Halili