AKTUALE

SKLLAVI APO DIKTATORI

Shkruan:
Taxhudin Hamidi

Filozofi Ibn Haldun thotë:

” Sikur të zgjedhja mes skllavit dhe diktatorit.
Do e kisha zgjedhur të eleminojë skllavin.

Kur është pyetur pse?

Ai është përgjigjur:

“Sepse skllevërit e ndërtojnë diktatorin”!!

Prandaj pa asnjë kompromis misioni i Muhamedit filloi me sistemin e tij juridil në zhduljen e sistemit të skllavërisë.

Takimi i biologut dhe teollogut.

Ky takim është shumë interesant të kuptojmë fjalët dhe konstatimin e Ibn Haldun.

Koncepti i kuptimit të përshkrimit ishte zogu ( shpenda ).

Biologu nga zogu i interesoi sa peshon truri i një zogu.

Biologu konstatoi se truri i një zogu peshon 2 gra.

Ndrërsa teologut i intereson liria e zogut.

Teologu nga konstatimi i biologut do të konstatojë si mundet zogu me një tru që peshon 2 gram të kërkojë vazhdimisht lirinë dhe nuk mjaftonë asnjëherë me përpjekjet e tij.

Ndërsa truri i njeriut ose koka e njeriut peshon 5 kilogram.

Dhe ai lejonë të mbetet skllav dhe vazal!?

Padyshim se truri është një dhunti e pakrahasueshme me organet vitale të njeriut.

Të gjitha janë të rëndësishme mirpo truri dhe mendja është një organ i cili komandon jetën e njeriut në këtë botë.

Mendja është organi i cili pranon prioritet e bedimit – imanit.

Mendja nuk duhet të ngritet me detyra të tepëruara por edhe nuk duhet të mbetet e mangët me detyrat që duhet të ndërmarë si një organ me konceptin e kuptimit të epitetit njeriu sapiens.

Angazhimi teologjik dhe filozofik vazhdimisht janë lodhur dhe përpjrkur që mendjes të i gjejnë një pozicion i cili konstatim nga renditja e domethënies teologjike nuk do të kundërshtohet me vet detyrat e saja dhe të fesë.

Ka qenë shumë vështirë të gjendet një solucion dhe harmoni mes teogëve dhe filozofëve.

Koncepti parimor fetaro islam i Mutezilitëve vazhdimisht e kanë preferuar mendjen dhe konceptin e tij në nivele më të favorshme se vet shpallja.

Ndërkaq al Ashari në konceptin parimor fetaro islam ka preferuar vazhdimisht shpalljen para mendjes.

Pa diskutim ne raste konflikti mes mendjes dhe çështjeve parimore të fesë duhet të prefetohet koncepti parimorë i kuptimit të shpalljes.

Sepse shpallja trajtonë të mirën dhe të keqen ( hajri ve sherri) nga aspekti i përgjithshëm dhe jo individual si mundet të servojë mendja nga aspekti emocional dhe të frekuencave të ndjenjave të njeriut apo të një grupi.

Pra shoqërimi i konceptit të mendjes është evident në jetën e çdo njeriu dhe çdo besimtari.

Mënyra se si fjala dëfton kuptimin e besimtarit në detyrimet fetare nga i cili kërkohet të posedojë aftësi mendore.

Tregon domosdoshmërinë e këtij organi juridik komandues që balanson mes aftësive të njeriut dhe obligueshmërinë e njeriut ndaj kushteve dhe sharteve të islamit.

( xhxhxh!)

Related posts

Vajzat në teknologji e shkencë, Kurti: Pjesëmarrja e tyre në studime në UP është në masën 50 për qind

admin

Arbër Ademi: Presidenja Siljanovska shkeli Kushtetutën, fjalimi i saj si për 8 Mars

Gjyla Halili

Punëtorët e TV Klan Maqedonia do e padisin Faton Shoshin

Gjyla Halili