AKTUALE

Bdi dega Kërçovë mesazh Vlenit: Planet që i bëni në zyrat e VMRO-së për t’a dorëzuar Kërçovën tek VMRO-ja nuk do ju dalin, sepse e keqja nuk mund ta mbisundojë të mirën

Bdi dega Kërçovë ka reaguar ndaj skandaleve të një pas njëshme të qeverisë pa legjitimitet etnik, të citët siç thuhet në komunikatën e Bdi dega Kërçovë, deri dje hëngrën në tryezën e BDI-së, e përmbysën tryezën dhe ikët në prehërin e Mickoskit.

Më tej Bdi dega Kërçovë akuzon dhe për planet e fshehta që bëhen zyrat e VMRO-së me qëllim për t’a dorëzuar Kërçovën tek VMRO-ja.

Ja postimi i plotë:

Pasi që i punësuat familjarët në kombinat, mazuti u është shëndrruar në parfum; e qymyri i sjellur nga “miku” i Shkupit qenka më i shëndetshëm se mjalta.
Për familjarët punësime në CEMV me kontrata në kohë të pacaktuar me rroga mbi 1.000 euro, për aktivistët punësim nëpërmjet agjensionit me rroga minimale, me kontrata të kufizuara deri pas zgjedhjeve.
Keqëpërdorime dhe marrveshje për furnizime publike me qindra e mijëra euro duke dëmtuar buxhetin e TEC Osllome dhe ELEMIT.
Këta jeni ju, që deri dje hëngrët në tryezën e BDI-së, e përmbysët tryezën dhe ikët në prehërin e Mickoskit. Rastet e montuara politike dhe planet që i bëni çdo natë në zyrat e VMRO-së me qëllim për t’a dorëzuar Kërçovën tek VMRO-ja nuk do ju dalin, sepse e keqja nuk mund ta mbisundojë të mirën. Tetori është shumë afër e koha juaj e vazalitetit të paturpshëm po mbaron…

Banner

Related posts

Hapet segmenti i ri rrugor që lidh aksin Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin, Rama: Një akses i ri për mjetet pranë aeroportit

admin

Të rinjtë ikin dhe nuk “duan” të punojnë, papunësia e grupmoshës 15-29 vjeç në nivelin më të lartë nga 2019-a

admin

Muharrem Hasani: Dështoi tentimi i vasalëve të Mickoskit për falsifikim të zgjedhjeve në Butel

Gjyla Halili