AKTUALE

Bdi: Diskriminim etnik në ndarjen e projekteve, STOILKOVIQ FSHIN SHQIPTARËT! Heshtja është bashkëfajësi!

Banner

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon me indinjatë të thellë ndaj mënyrës skandaloze të shpërndarjes së fondeve për shoqatat qytetare nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e drejtuar nga zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat, rezultatet janë këto:
29 projekte për shoqata maqedonase, 5 projekte për shoqata serbe, 3 projekte për shoqata rome dhe vetëm 3 projekte për shoqata shqiptare.

Kjo nuk është vetëm shpërndarje e pabalancuar, është politikë e qëllimshme diskriminuese. Shqiptarët, të cilët përbëjnë një ndër komunitetet më të mëdha dhe aktive në vend, janë fshirë nga lista e përfituesve në mënyrë sistematike, edhe në një ministri që ka për detyrë të ruajë balancat ndëretnike dhe përfaqësimin e drejtë.

Ivan Stoilkoviq, me pozicionet e tij të njohura anti-shqiptare dhe lidhjet me qarqe jashtë interesit shtetëror të RMV-së, po përdor institucionin për të ushqyer ndasi, përjashtim dhe propagandë, në vend që të ndërtojë besim ndërmjet komuniteteve.

BDI kërkon auditim të menjëhershëm institucional për këtë skandal me përmbajtje etnike të theksuar; përgjegjësi politike dhe institucionale për Stoilkoviçin.

Institucionet e këtij shteti nuk janë terren për promovim të etnokracisë së kamufluar. BDI nuk do të heshtë përballë praktikave që zhbëjnë frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe shkelin rëndë të drejtën e shqiptarëve për përfaqësim të barabartë.

Banner

Related posts

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Gjyla Halili

Vilson Sinishtaj: 6 prilli 1911 shënon guximin, trimërinë dhe sakrificën e burrave të Malësisë

Gjyla Halili

Mickoski: Na vjen keq për ngjarjen me presidenten Vjosa, herën tjetër personalisht do ta mirëpres në aeroport

Gjyla Halili