AKTUALE

Nuk dihet akoma se kur do të vendoset në rend dite interpelanca e FE-së ndaj Kostadinovskit

Banner

Kuvendi nuk ka vendosur akoma në rend dite interpelancën e Frontit Evropian (FE) ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, teksa akoma zgjasin afatet e parapara nga Rregullorja. Kostadinovski ka akoma kohë të përgjigjet me shkrim ndaj interpelancës.

Nga Fronti Evropian kërkojnë që Kostadinovski të shkojë dhe të sqarohet rreth qëndrimeve të tij të cilat i quajnë subjektive, për ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Le të vijë dhe të sqarojë se përse i bën këto paragjykime. Le të na bindë dhe të na demantojë, sepse ne nuk jemi të bindur që do të jetë i pavarur në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai vetë madje bën shkelje të ligjit për përdorimin e gjuhëve duke mos e përdorur shqipen në komunikimet zyrtare. Ne jemi të bindur se është subjektiv dhe ai vetë publikisht deklarohet se është subjektiv prandaj heziton të vijë të sqarohet”, tha Ilir Hasani, Deputet i Frontit Evropian.

Nga Fronti thonë se ideja nuk është të sigurohet shumica për votimin e interpelancës meqë ajo nuk ka fuqi ekzekutive.

Kostadinovski në një prononcim publik ka thënë se nuk do të paraqitet para deputetëve.
“Gjykata Kushtetuese është organi që kontrollon Parlamentin, ligjet e tij, dhe imagjinoni nëse vihet në dyshim mundësia e interpelancave. Kjo mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, ndikim, presion, atëherë nuk mund të flasim për gjendje kushtetutshmërie. Gjykata Kushtetuese e ka përfunduar këtë çështje. Unë nuk kam ndërmend të paraqitem në Parlament, qëndrimi im është i qartë”, theksoi Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Kostadinovski me deklaratat e tij për ligjin për përdorimin e gjuhëve ka tejkaluar kompetencat e tij, thonë nga Fronti dhe ngrenë dyshime serioze për punën e tij. Interpelanca është dorëzuar më 4 qershor. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Deri më 27 korrik pritet të jenë temperaturat e larta

admin

Troshanovski: Nëse ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d nuk është përjashtuar nga fondet evropiane, mbikëqyrja do të ishte shumë më e ashpër

admin

Arsovska: Qyteti i Shkupit realizoi një tjetër projekt me rëndësi të madhe për qytetarët

Gjyla Halili