AKTUALE

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Në orën 4:34 të mëngjesit sipas kohës lokale, Maqedonia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme. Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.

Banner

Related posts

Ende nuk ka para për subvencionimin e pagave për këtë vit

Gjyla Halili

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi për vizitë në Kosovë

Gjyla Halili

Ekskluzive: Trump po rishikon sanksionet në kohën e Bidenit, Artan Grubi pritet të hiqet nga lista e zezë amerikane

Gjyla Halili