AKTUALE

Skandal/ Kasami shiti monopolin për 7 mijë euro, llogarit tatim 140 mijë euro/ Bajram Rexhepi: Kjo është tradhti ndaj qytetarëve të Tetovës.

Shefi i shtabit të Bdi-së në Tetovë, Bajram Rexhepi ka reaguar për skandalin e radhës të Kryetarit aktual të komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili shiti Monopolin për vetëm 7 mij euro.

Që ironia të jet më e madhe, Kasami ka llogaritur tatim mbi bazën reale të pronës mbi 140 mij euro.

“Kjo do të thotë se vetë e pranojnë që prona vlen shumëfish më shumë, por e “shesin” për hiçgjë”- ka shkruar Rexhepi.

Ja postimi plotë:

A e imagjinoni?
Komuna ia shet Monopolin një kompanie për vetëm 7.000 euro, ndërsa vetë llogarit tatim mbi bazën reale të pronës – mbi 140.000 euro!

Kjo do të thotë se vetë e pranojnë që prona vlen shumëfish më shumë, por e “shesin” për hiçgjë.

Mashtrimi është aq i madh, sa nuk fshihet dot as në dokumente zyrtare.

Kështu sillet dikush që e trajton pasurinë publike si mall privat.

Kështu sillet dikush që nuk ka as turp, as përgjegjësi.

Ky nuk është gabim. Kjo është tradhti ndaj qytetarëve të Tetovës.

Banner

Related posts

Emir Sulejmani mesazh të fortë nga Shkupi: Në Kalan e ndërtuar nga populli do të vendosim edhe një gurrë fortese atë të Presidentit me vizionin e qartë të Ali Ahmetit

Gjyla Halili

Taravari: Jam optimist se do gjejmë gjuhë të përbashkët me partitë e VLEN-it për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

Bdi zgjedh shefin e shtabit në Gostivar

Gjyla Halili