AKTUALE

Sot pasdite mbahet “Marshi i nëntë” në Koçan

Familjet e viktimave të zjarrit në klubin “Puls” vazhdojnë të organizojnë “Marshin për engjëjt”, ndërsa sot do të mbahet marshi i nënti me radhë.

Ndryshe nga marshet e mëparshme, ky marshim proteste në Koçan do të fillojë në orën 18:05 si simbol i reagimit të vonuar të institucioneve.

Organizatorët e marshimit theksojnë se ai është gjithashtu në mbështetje të të lënduarve në tragjedi dhe u bëjnë thirrje familjarëve, të afërmve dhe miqve të tyre që t’u bashkohen.

Protesta ka për qëllim vetëm të sigurojë drejtësi për të gjithë ata që vuajtën në zjarr, i cili sipas tyre nuk ishte aksident, por vrasje masive.

Pjesëmarrësit në marsh do të fillojnë nga Parku i Revolucionit, do të vazhdojnë nëpër qendrën tregtare, pastaj para komunës së Koçanit dhe prej andej drejt Stacionit të Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.

Organizatorët i ftojnë të gjithë qytetarët që mbështesin kërkesat e tyre t’u bashkohen.

Banner

Related posts

Voton kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza

Gjyla Halili

Status të ri dhe paga më të larta, drejtori Selami takon “Nëpunësit Tatimor” të DAP

Gjyla Halili

Moti me diell, temperatura deri në 29 gradë

Gjyla Halili