AKTUALE

Bexheti: Hajde! Nesër votojmë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me lokalet në tetor

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se se kërkesa e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare është “paradë para votuesve dhe mbështetësve”, përcjell TV21. Bexheti thotë se BDI e ka seriozisht për kërkesën që zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbahen bashkë me lokalet në tetor.

Në lidhje me: Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski: LSDM dhe BDI s’kanë kapacitet për realizim të reformave

“Kur frika maskohet si mosbesim. Mickoski “nuk beson” që jemi serioz për zgjedhje të parakohshme? Atëherë hajde, nesër votojmë për zgjedhje të parakohshme. Në tetor, bashkë me zgjedhjet lokale! Por problemi nuk është se nuk na beson. Problemi i tij i vërtetë është frika – frika se nuk mund ta përsërisë rezultatin e vitit të kaluar. Dhe ka edhe një hall më të madh: Vasali i tyre, Vredi, pas zgjedhjeve mbetet me maksimum 5 deputetë”, shkruan mes tjerash Bexheti.

Banner

Related posts

Halil Kastrati dhe Shkodran Alili Të Ftuar në Ditëlindjen e Nipit të Adem Jasharit, Bekim Jasharit

Gjyla Halili

Kovaçevski: Në njësinë zgjedhore 6 të gjithë kanë kandidatë nga e kaluara, vetë LSDM ka kandidat për të ardhmen me Agron Demirin

Gjyla Halili

10 ditë fushatë, mbi 10 milionë euro buxhet e diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar – Plani i KQZ-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjyla Halili