AKTUALE

Bexheti për Ligjin e QMK-së: VLEN po hesht, pushteti po ikën nga duart!

Banner

Me ndryshimet e reja në Ligjin për menaxhim me kriza, nuk do të jetë më drejtori i QMK ai që udhëheq me Shtabin Kryesor për menaxhim me kriza, siç ka qenë deri tani sipas nenit 25, por një person që do ta caktojë vetë kryeministri.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë? Që drejtori i QMK që aktualisht vjen nga radhët e VLEN-it, nuk do të ketë më asnjë fjalë për menaxhimin e krizave në vend. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, Blerim Bexheti nga BDI, ndërsa shton se kompetencat që i takonin këtij institucioni, i merren dhe i kalohen një personi që e zgjedh Qeveria – domethënë, VMRO.

“Pyetja është e thjeshtë: A do ta mbështesë VLEN këtë ndryshim ligjor, vetëm që njerëzit e saj të mbeten në karrige, por pa kompetenca? Nëse po, atëherë është e qartë: VLEN është veçse një dekor i pushtetit të VMRO-së, që nuk mbron as interesin publik, as funksionarët që vetë i ka propozuar. Servilizmi i VLEN nuk vlen as për njerëzit e vet”, shkruan Bexheti

Po t’i kishin në konsideratë kuadrot e tyre, vijon më tej ai, do ta mbronin institucionin dhe rolin e tyre në të.

“Por mesa duket, i rëndësishëm është vetëm pazari – jo funksioni, jo kompetencat, e aq më pak parimi. Në vend që të udhëheqin, po i kthehen rolin e spektatorëve në një Qeveri që nuk i merr seriozisht as si partnerë, as si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë. Çfarë pune do të bën tani Muhamed Ali nga VLEN?”, përfundon Bexheti.

Banner

Related posts

VLEN: Ilire Dauti paska guxuar shqiptarët t’i shumëzojë me zero! E paska kapur paniku!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nesër do të marë pjesë në inagurimin e shtatores së heroit të kombit Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Garanë të Kërçovës

Gjyla Halili

Ekspertët amerikan: Pushteti do të thotë përgjegjësi dhe të respektohen marrëveshjet ndëkombëtare!

Gjyla Halili