AKTUALE

Agron Dedivanaj uron KF Deçiç: “Kjo arritje monumentale sjell gëzim të madh jo vetëm për Malësinë, por edhe për të gjithë diasporën”

Banner

Kryetari i shoqatës ” Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj nëpërmjet një postimi në fb ka uruar KF Deçiç për fitimin e Kupës së Malit të Zi.

“Kjo arritje monumentale sjell gëzim të madh jo vetëm për Malësinë, vendlindjen tonë të dashur, por edhe për të gjithë diasporën”- ka shkruar Dedivanaj.

Dedivanaj më tej ka theksuar se Stema e re, e zbukuruar me krenari me ngjyrat kuq e zi, ka sjellë vërtet fat, motivim dhe një shtysë të fuqishme për klubin tonë që të ngrihet në majat më të larta sportive dhe i ka hapur rrugën që të na përfaqësojë me nder në skenat prestigjioze të garave evropiane.

Ja postimi i plotë:

Dëshirojmë që ngrohtësisht të urojmë KF Deçiq për fitimin e Kupës së Malit të Zi për herë të parë në historinë e klubit. Kjo arritje monumentale sjell gëzim të madh jo vetëm për Malësinë, vendlindjen tonë të dashur, por edhe për të gjithë diasporën.

Stema e re, e zbukuruar me krenari me ngjyrat kuq e zi, ka sjellë vërtet fat, motivim dhe një shtysë të fuqishme për klubin tonë që të ngrihet në majat më të larta sportive dhe i ka hapur rrugën që të na përfaqësojë me nder në skenat prestigjioze të garave evropiane.

Edhe një herë, është vërtetuar se ngjyrat e kuqe dhe të zeza, së bashku me praninë e Skënderbeut nga sheshi i Tuzit, simbolizojnë fitoren, guximin, gëzimin dhe përparimin. Të bashkuar rreth këtyre vlerave atdhetare, ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të veprojmë me përkushtim për të siguruar që identiteti dhe trashëgimia jonë kombëtare të shkëlqejnë në çdo cep të vendlindjes sonë.

Urime, KF Deçiq. Ju urojmë suksese të vazhdueshme dhe shumë fitore të tjera në arenën evropiane!

Banner

Related posts

Vizitë në Mektebin e Xhamisë së Larme – Tetovë

Gjyla Halili

BE pezullon fondet për bujqësinë në Shqipëri: Korrupsion me skemat e AZHBR për fondet e IPARD II

admin

Qeveria e M.Z. do të japë me qira Plazhin e Ulqinit për një shekull, përkundër kundërshtimit të ulqinakëve!

Gjyla Halili