AKTUALE

Delegacioni i BFI-së merr pjesë në Simpoziumin e Madh të Haxhit në Xhidde

Xhidde, 1 Qershor 2025 –Në kuadër të përgatitjeve për kryerjen e Haxhit dhe në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar fetar, me ftesë të Minsistrisë së Haxhit, një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Dr. Hfz. Selver Xhemaili në cilësinë e Emirul Haxhit të haxhinjëve nga RMV, Dr. Abdulkerim Iseni (Munadhim) dhe Mr. Fehmi Ebibi mori pjesë në Simpoziumin e Madh të Haxhit që u mbajt në qytetin e Xhiddes, Mbretëria e Arabisë Saudite.
Simpoziumi i organizuar nga Ministria e Haxhit dhe Umres u zhvillua me prezencë dhe udhëheqje të ministrit të haxhit Dr. Tawfiq bin Fawzan Al-Rabiah.

Simpoziumi mblodhi përfaqësues të lartë të institucioneve fetare nga mbarë bota islame, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, diskutimit të çështjeve organizative dhe përmirësimit të shërbimeve për haxhinjtë nga mbarë globi.

Pjesëmarrja në këtë simpozium nënvizon përkushtimin e BFI-së për të qenë pjesë aktive në proceset ndërkombëtare që ndërlidhen me shërbimet fetare dhe për të siguruar që haxhilerët nga vendi ynë të kenë përvojë sa më të denjë dhe të frytshme gjatë kryerjes së këtij obligimi të shenjtë.

BFI e Maqedonisë së Veriut shpreh falënderimet e saj për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të simpoziumit nga ana e autoriteteve saudite, me shpresë që ky bashkëpunim të vazhdojë të thellohet në të ardhmen për të mirën e haxhilerëve dhe të gjithë besimtarëve mysliman.

Banner

Related posts

Zëvendës kryeministri Mexhiti takoi Drejtorin e përgjithshëm të Birrarisë së Shkupit Dushan Mitrev

Gjyla Halili

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka dekoruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë.”

Gjyla Halili

Paga mesatare në AKE i kalon 1000 euro

Gjyla Halili