AKTUALE

Bdi dega Çair zbarkoi në Dizhon 2

BASHKË është një lëvizje mbarëkombëtare, mbipartiake, që ka për qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit të Marrëveshjes Themelore të para 24 viteve, e cila përcaktoi bazat e bashkëjetesës në këtë vend.📜 Sot, kur kjo marrëveshje po vihet në pikëpyetje përmes një agresioni të paprecedent institucional ndaj vetë shtyllave të barazisë, duke instaluar diskriminimin, nënçmimin dhe përjashtimin si model të politikëbërjes kërkohet mobilizim i gjerë, mbipartiak, nga secili prej nesh, për të mbrojtur një trashëgimi që na e lanë brezat që nuk pranuan asgjë më pak se barazi të plotë dhe drejtësi.🗣️ Banorët e kësaj lagjeje i informova për këtë mobilizim , si në nivel politik e qendror, ashtu edhe për nevojën për bashkim lokal rreth mbrojtjes dhe parandalimit të këtij agresioni.🏘️ Sa i përket nivelit komunal,nuk pati nevojë për shumë fjalë. Ajo që po shihet në terren ka shqetësuar çdo qytetar që jeton dhe rrit fëmijët e tij në këtë komunë.🙏 Falënderoj Shaipin dhe Refikun për organizimin, si dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në këtë takim të rëndësishëm në zemër të lagjes Dizhoni 2.

Banner

Related posts

Drejtori Halili takoi delegacionin e Fondit të Gjelbër Klimatik, të kryesuar nga Nonhlanhla Zindela

Gjyla Halili

Sa ka shpenzuar Kosova në mirëqenie sociale?

admin

VMRO akuza pushtetit për pasaportat: Për inate personale, LSDM i la qytetarët në “burg shtetëror

Gjyla Halili