AKTUALE

Lladrovci takon nënkolonelin Hessel: Falënderim për punën e shkëlqyer që bën KFOR-i për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve

Banner

Kryetari i komunës së Drenasit, ka takuar sot, zv. Komandantin RC Lindje, nënkolonelin Hessel me bashkëpunëtorë, me ç’rast i ka uruar mirëseardhje dhe shprehu falënderim për punën e shkëlqyer që bën KFOR-i për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Postimi i plotë i z. Lladrovci:

I nderuar të pres në zyrë, zv. Komandantin RC Lindje, nënkolonelin Hessel me bashkëpunëtorë.
Mirëseardhja dhe falënderimi për punën e shkëlqyer që bën KFOR-i për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve, ishte fjalia ime e parë, njëherësh falënderim për krejt çka po bën kjo forcë për Kosovën, qytetarët tanë dhe paqen në rajon.

Arritjet dhe sfidat e komunës tonë, ishin çështje të cilat i shtrova para nënkolonelit Hessel si dhe përkushtimin për barazinë para ligjit dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. Në fund të takimit, mysafirëve ua dhurova nga një punim dore të grave të QPDG-së, në shenjë nderimi për vizitën dhe konsideratën.

Dhurata e nënkolonelit është shumë e çmuar, shenja dalluese e Divizionit të 41-të të Këmbësorisë i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, me histori të gjatë, i themeluar para Luftës së Parë Botërore për të vijuar edhe sot në misionet paqësore në botë. Faleminderit nënkolonel Hessel!
https://www.facebook.com/share/p/16fKpnTpLk/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

17 vjet nga Pavarsia e Kosovës , festë madhështore në New York

Gjyla Halili

Ambasadori gjerman uron Kosovën: Gjermania do të jetë mike e ngushtë drejt rrugës suaj në BE

Gjyla Halili

U miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Ligjit për barna dhe mjete mjekësore

admin