KOSOVË

Vuçiq: Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vendi i tij po kalon procesin e anëtarësimit dhe integrimit në BE, por se nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Deklaratat e Vuçiqit erdhën në ditën e dytë të seancës speciale të Kuvendit të Serbisë, ku u diskutua në mënyrë gjithëpërfshirëse plani franko-gjerman, i mbështetur nga SHBA dhe BE, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO. Serbia dëshiron të ruajë dhe forcojë neutralitetin e saj ushtarak. Ekziston një dallim i madh midis integrimit evropian dhe integrimit Atlantik”, tha Vuçiq.

Ai tha se Serbia do ta pengojë Kosovën të anëtarësohet në OKB dhe mund ta arrijë këtë.

Ligjvënësit miratuan raportin e qeverisë për negociatat me Kosovën nga shtatori 2022 deri në mes të janarit 2023.

Deputetët debatuan për dy ditë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për Kosovën, ku në rend dite raporti i qeverisë për negociatat me Prishtinën.

Raporti prej 40 faqesh nuk përmend propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por renditi aktivitetet e kaluara dhe vlerëson progresin në çështjet dhe marrëveshjet individuale, shkruan Anadolu.

Related posts

Vuçiç dhe Kurti ranë dakord për zgjedhje të reja në veri

admin

Protestë më e qetë në Veri, KFOR-i negocion me Listën serbe për të qetësuar situatën

admin

Është koha që Kurti të përcaktohet nëse do ta bëjë Asociacionin, thotë Daçiq

admin

Leave a Comment