AKTUALE

PËRCJELLET GJENERATA E 18 E MEDRESANTEVE NË TETOVË

Banner

Medreseja Isa Beu – Paralelja e shtrirë e vajzave në Tetovë, u mbajt ceremonia solemne e përcjelljes së gjeneratës së 18-të të maturanteve, ku 19 nxënëse përfunduan me sukses ciklin katërvjeçar të shkollimit. Në këtë manifestim të veçantë morën pjesë Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, drejtori gjeneral i Medresesë, Dr. Islam ef. Islami, koordinatori i Medresesë në Tetovë, Dr. Beqir ef. Memeti, drejtorë të Rijasetit, përfaqësues të institucioneve, prindër dhe mysafirë të shumtë. Ceremonia nisi me recitim nga Kurani Famëlartë nga hafiz Idriz ef. Osmani, ilahi dhe program kulturor të përgatitur nga maturantet.

U mbajtën fjalë përshëndetëse nga koordinatori si dhe nga drejtori gjeneral, gjersa Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili në fjalën e tij potencoi se maturantet e Medresesë Isa Beu janë simbol i dijes, edukatës dhe përkushtimit ndaj fesë dhe shoqërisë. Ato janë përgatitur për të përballuar sfidat e jetës me dije, moral dhe besim. Medreseja ka qenë vend i formimit të tyre shpirtëror dhe intelektual. Myftinia dhe dhe besimtarët e Tetovës janë mirënjohës dhe u urojnë suksese në të ardhmen.

Fjalën kryesore e mbajti Reisul Ulemaja, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili foli për vlerën e dijes, rolin e edukatës islame dhe rëndësinë e pajisjes me moral të lartë, si themele për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të shëndoshë. Ai uroi maturantet për suksesin e arritur dhe i nxiti të vazhdojnë rrugën e dijes, besimit dhe kontributit për të mirën e përgjithshme.

Në fund të ceremonisë u ndanë mirënjohje për secilën maturante, ndërsa nxënësja e gjeneratës u shpall Rufije Sulejmani për rezultatet e larta dhe angazhimin shembullor.

Urime të përzemërta për gjeneratën e 18-të të Medresesë Isa Beu – Paralelja e vajzave në Tetovë! Allahu ua bekoftë dijen, veprat dhe të ardhmen!

Banner

Related posts

Lloga bën pyetjen epike ndaj VLEN-it: Në Çegran sa nga komunitetet votuan Frontin pyes për një shok timin

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: BDI le të përgatitet për të qenë edhe gjatë kohë në opozitë

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Artan Grubi nuk është pjesë e BDI-së

Gjyla Halili