AKTUALE

Siljanovska-Davkova nga Forumi i Astanës: Kemi nevojë për një botë që i zgjidh problemet me parime, jo me forcë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbajti fjalim në hapjen e Forumit ndërkombëtar Astana 2025 që sot dhe nesër po zhvillohet në kryeqytetin e Republikës së Kazakistanit me temën “Lidhja e mendjeve duke formësuar të ardhmen”. Ajo vlerësoi se trazirat aktuale gjeopolitike dhe gjeoekonomike, si dhe krizat e shumta po krijojnë ndryshime të thella tektonike që po minojnë parimet të cilat formësuan qeverisjen globale 80 vite më parë, kumtuan nga kabineti i saj.

Duke theksuar se në vend që të mobilizojmë përpjekjet për të adresuar çështje urgjente, siç është paqja dhe siguria, ndryshimet klimatike, transformimi digjital dhe pabarazitë në rritje, siç theksoi ajo, duket se po bëjmë një hap prapa drejt një rendi më të vjetër botëror, atë të Makiavelit, Hobsit dhe Klauzevicit, ku rregullat zëvendësohen me pushtet.

Siljanovska-Davkova theksoi se si presidente e një vendi të vogël territorialisht evropian, beson fuqishëm se fuqitë e vogla, krahas fuqive të mesme, duhet të jenë përkrahësit më të mëdhenj të multilateralizmit efektiv me Kombet e Bashkuara në qendër të tij”, tha presidentja.

Kjo, sipas saj, kërkon reforma thelbësore – Këshilli i Sigurimit të zgjerohet, reformohet dhe demokratizohet për t’u bërë më i përgjegjshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, Asambleja e përgjithshme të zërë vendin e duhur si organi kryesor përfaqësues jo vetëm për debate, por edhe për politikëbërje, ndërsa aktvendimet e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë të bëhen të detyrueshme për të gjithë.

“Tetëdhjetë vite pas themelimit të saj, jemi të gatshëm për një grua Sekretare të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – sepse në një botë të dominuar nga burra të fortë, na duhet forca e gruas me mençuri”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Kombet e vogla dhe të mesme, të lira nga ambiciet hegjemoniste, vlerësoi presidentja, mund të ofrojnë udhëzimet morale dhe udhëheqjen inovative të nevojshme për të rivitalizuar në multilateralizëm, ndërsa kjo mund ta arrihet duke filluar me ndërtimin e urave, duke filluar në rajonet tona.

Sesioni, siç kumtohet nga Zyra e presidentes u hap nga presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev, ndërsa në mesin e folësve kryesorë kanë qenë edhe presidenti i Republikës së Ruandës, Pol Kagame, ish Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe kryetari aktual i Parlamentit dhe kryetar i Këshillit të Institutit për Rritjen e gjelbër globale, Ban Ki Mun, drejtori gjeneral i FAO-së, Ku Dongju dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit Evropian, Alen Berse.

Related posts

VLEN: Nga standardet ISO, BDI ka vetëm një – “E çka ka për neve?” – standardi i reketit!

Gjyla Halili

Mexhiti: Me ligjin e BDI-së, kazino mund të ketë edhe në oborr të shkollave!

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Selam nga Gajra e Shaip Kamberit

Gjyla Halili