AKTUALE

Vazhdon deshqiptarizimi dhe në drejtorinë e doganave/ Muharem Hasani: Turpi ka emër, çdo ditë po dëshmojnë që nuk vlejnë asgjë

Banner

Kryetari i degës së Bdi-së në Butel, Muharem Hasani ka alarmuar për skandalin e rradhës nga qeveria e VMRO-Vlen në drejtorinë e doganave, e cila po vazhdon deshqiptarizimin e këtij institucioni duke punësuar 50 punonjës të ri , nga të cilët 42 maqedonas dhe vetëm 8 shqiptarë.

Që ironia të jetë më e madhe, në këtë drejtori një javë më parë 25 të punësuar jan ngritur në detyrë, në mesin e të cilëve asnjë shqiptarë.

Asani për këtë nuk fajson palën tjetër, ngaqë siç shprehet ai nga ata pritet gjithçka, por është tmerruese heshtja e këtyre të S’VLEN-it, të cilët më shumë e respektojnë këshilltarin e lartë në Doganë, Johan Tarçullovski, sesa punonjësit shqiptarë.

Ja postimi i plotë:

Drejtoria e Doganave ka pranuar 50 punonjës të ri – 42 maqedonas dhe vetëm 8 shqiptarë. Një javë më parë, po në këtë Drejtori, 25 punonjës (që të gjithë maqedonas) janë ngritur në detyrë duke ua pranuar arsimin sipëror. Në mesin e 25 punonjësve, nuk u gjet asnjë shqiptar, edhe pse me dhjetëra kanë dorëzuar kërkesë për pranim të Fakulteteve dhe me këtë – ngritje në detyrë.
Situata aktuale në Drejtorinë e Doganave është më shumë se dëshpëruese, pasi jo që u sigurua përfaqësimi i drejtë kur e dorëzova detyrën e zëvendësdrejtorit, por përkundrazi – është rrezikuar skajshmërisht përfaqësimi i drejtë dhe ka nis nënçmimi i thellë ndaj punonjësve shqiptarë.
Faj nuk ka pala tjetër, nga ata pritej nënçmimi! Por është tmerruese heshtja e këtyre të S’VLEN-it, të cilët më shumë e respektojnë këshilltarin e lartë në Doganë, Johan Tarçullovski, sesa punonjësit shqiptarë. Dhe, turpi ka tre-katër emra, ata që po dëshmojnë çdo ditë e më shumë se NUK VLEJN-ë asgjë. Por, edhe pak dhe do mbahen mend si tradhtarët dhe antishqiptarët më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut.
Rezila! Turpi pak është për ju!

Banner

Related posts

EKSKLUZIVE: Dorëzohet #Stovjanovski, firmos aterimin e diasporës shqiptare në Shkup dhe Ohër

Gjyla Halili

Bdi: Përjashtimi i shqiptarëve, sulm ndaj rendit politik të Ohrit

Gjyla Halili

Grubi në Debat Plus në Klan M: Në këtë qeversje me VMRO-në partitë shqiptare do të jenë portierë, për ta mbrojtur portën nga ndonjë top me padrejtësi etnike!

Gjyla Halili