AKTUALE

Visar Ganiu e sjell bërllokun nga Çairi para zyrave të Kryetares së Qytetit të Shkupit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka ndërmarrë një veprim simbolik dhe protestues duke sjellë thasë me mbeturina përpara ndërtesës së Qytetit të Shkupit, përkatësisht para zyrës së kryetares Danella Arsovska.

Ky akt vjen si reagim ndaj, sipas tij, mosreagimit të Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, që sipas Ganiut nuk po i përmbushin detyrimet për pastrimin e territorit të Komunës së Çairit.

“Qyteti i Shkupit ka obligim ligjor të kujdeset për pastrimin e mbeturinave në komunat urbane. Kur ne nuk i marrim shërbimet që na takojnë, detyrohemi të reagojmë”, deklaroi Ganiu para mediave.

Ky veprim ka ngjallur reagime të ndryshme në opinion, ndërkohë që qytetarët e Çairit vazhdojnë të përballen me mungesën e rregullt të pastrimit të hapësirave publike.

Banner

Related posts

Rina Ajdari: Integrimi evropian kërkon reforma, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të komuniteteve

Gjyla Halili

Kovaçevski: Nuk është e vërtet se me BDI-në por përgatisim bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Gjyla Halili

“Patentë shoferi”, Mitreski: Kuvendi do të ndërmerr masa urgjente

Gjyla Halili