AKTUALE

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili falenderon kompaninë Hak Bus

Të nderuar përfaqësues të kompanisë “Hak Bus”, e nderuara familje Zenuni!

Në emër të Myftinisë së Tetovës, të haxhilerëve dhe organizatorëve të udhëtimit për Haxh 2025, si dhe në emrin tim personal dëshirojmë t’ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për shërbimin tuaj profesional, të sigurt dhe të organizuar në bartjen e haxhilerëve nga Tetova deri në aeroportin e Shkupit.

Përkushtimi juaj, korrektësia në kohë, komoditeti dhe respekti që treguat gjatë gjithë udhëtimit ishin dëshmi e një standardi të lartë dhe kujdesi të veçantë ndaj haxhilerëve që nisen për të kryer këtë obligim të shenjtë fetar.

Lutemi që Zoti t’ju shpërblejë me sukses në punën tuaj dhe t’ju japë bereqet në çdo veprimtari tuajën.

Me respekt,
Myftiu Dr. Hfz. Selver Xhemaili

Banner

Related posts

BAJRAM REXHEPI: 7 PYETJE PËR KOMUNËN E TETOVËS – ÇFARË PO NDODH ME ARSIMIN?

Gjyla Halili

Ali Ahmeti përkujton sakrificën e familjes Syla

Gjyla Halili

Shoqatat shqiptare në SHBA dhe Kanada mbështesin fuqishëm protestën për drejtësi për çlirimtarët tanë dhe për luftën e drejtë të UÇK-së, e cila organizohet në Shkup.

Gjyla Halili