AKTUALE

REISUL ULEMA NË MANIFESTIMIN E MATURANTËVE TË MEDRESESË ISA BEU

Sot, 27.05.2025, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, bashkë me disa nga drejtorët e Rijasetit të BFI-së morën pjesë në manifestimin e maturantëve të Gjeneratës së 38 të Medresesë Isa- Beu Shkup.
Në këtë manifestim, drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami në fjalën e tij përshëndetëse i uroi maturantët, duke shtuar se kjo është një natë e madhe për nxënësit dhe Medresenë, sepse po përcjellin një gjeneratë e cila është pajisur me dije që do t’ua ndriçojë rrugëtimin e tyre gjatë gjithë jetës.
Drejtori tha se sipas Imam Gazaliut, Ulumul Ilahije janë mbi gjitha shkencat tjera sepse kjo përgatit njeriun për rrugëtimin e tij në këtë botë dhe botën tjetër.
Drejtori falënderoi Reisul Ulemanë për mbështetjen dhe gjithë profesorët e Medresesë dhe stafin teknik për punën dhe kontributin e tyre.
Fjalën kryesore në këtë manifestim e pati Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i cili pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit tha se ndjehet shumë i lumtur që sonte, edhe përkundër obligimeve të shumta, megjithatë, me kënaqësinë më të madhe i është përgjigjur ftesës së maturantëve që në këtë natë gëzimin të ndajnë bashkë me ta.
Reisul Ulema shtoi se sonte për BFI-në është festë sepse përcjellim një gjeneratë e cila ka marrë vlera morale dhe shkencore që janë të domosdoshme për ardhmërinë e njeriut. Këto dy vlera me të cilat jeni pajisur, janë të domosdoshme. Sepse sot, sado përparim që ka arritur bota dhe njerëzimi në sferën e teknologjisë, ekonomisë dhe sferave tjera, megjithatë, ka shënuar rënie në sferën morale. Prandaj, Medreseja jonë, ndërton gjenerata të pajisura me këto dy vlera, moral dhe shkencë që sot i mungojnë botës.
Reisul Ulema vazhdoi më tej duke thënë se ju jeni kuadro që nesër do jeni bartës të proceseve fetare politike dhe shoqërore. Të gjitha kuadrot tona, kudo që janë emëruar, kanë treguar profesionalizëm, karakter dhe moral. Tashmë ju jeni të përgatitur për kohën dinamike e cila njeh vetëm konkurrencë në vlera dhe dije.
Në fund, Reisul Ulema, falënderoi drejtorin dhe stafin edukativo arsimor për punën e jashtëzakonshme të tyre, ndërsa shprehu respekt të veçantë për dy kujdestarët e klasës, prof. Muharem Loku dhe prof. Mervan Muhamedi. Të cilët i vlerësoi si punëtorë të palodhur.
Maturantëve u uroi fat në jetë dhe suksese kudo që t’i çojnë valët e jetës dhe gjithmonë të dinë se Medresenë e kanë si shtëpinë e tyre.

Diplomuan gjithsej 18 maturantë

Related posts

Ironia/ Suella Braverman fton shqiptarët për çaj mali, shkrimtarja Ypi: Do kërkojë ndjesë për fyerjet që ka bërë

admin

“Siljanovska dhe Pendarovski pritet të përballen në raundin e dytë”, analiza e DW: Për kë do të votojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?

Gjyla Halili

Sela: Me vendimin e Gjykatës u ndërprenë qëllimet dashakeqe, secili ka të drejtë ta ankimojë vendimin

Gjyla Halili