AKTUALE

Kur frika fillon para fushatës, Limani e ndjek Deharin “LIVE”

Banner

Fatmir Limani, duket qartë, nuk e ka të lehtë të përballojë çdo dalje publike të Fatmir Deharit. Sa herë që Dehari flet për punët e realizuara në Kërçovë, për projektet konkrete dhe për rolin e BDI-së në zhvillimin e qytetit, Limanit – siç thuhet në popull – po i thahet pështyma.

Sonte, në emisionin “Click” në TV21, Fatmir Dehari ishte i ftuar për të folur hapur për të arriturat dhe sfidat në Kërçovë. Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti se Fatmir Limani, ndonëse jo pjesë e debatit, e ndoqi emisionin me përkushtim të rrallë, duke anashkaluar angazhime të tjera, si për të thënë: “Le ta dëgjoj mirë se çfarë po thotë kundërshtari im!”

Ky vëzhgim i heshtur, thuajse në panik, është sinjali më i qartë se frika nga përballja me Fatmir Deharin në zgjedhjet e tetorit ka nisur që tani. Limani e di mirë se përballë një kandidati me bilanc konkret, me përvojë dhe me mbështetje të gjerë, nuk mjafton vetëm retorika boshe.
Dehari nuk ka nevojë të shpikë projekte – ai thjesht i tregon ato që tashmë janë bërë. Dhe kjo është frika më e madhe për një kandidat si Limani, që më shumë flet sesa vepron.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti dhe në Kërçovë pritet të hyjë në garë edhe një kandidat i pavarur shqiptar, duke shtuar dinamizmin dhe konkurrencën në këtë betejë politike që sapo ka nisur të nxehet.

Banner

Related posts

Lëvizja Bashkë protestë për kullën pas TKOB, Arlind Qori: Ndërtimet u sjellin 10-fish fitim, pas këtij parku do marrin…

admin

Digjet vetura e drejtorit të burgut të Idrizovës

Gjyla Halili

VLEN: Të humburit e BDI-së me tre presskonferencat e fundit  mund të konkurrojnë në kategorinë e video inserteve më qesharake

Gjyla Halili