AKTUALE

Dehari: Kërçova nuk është fontan dëshirash, por është vullnet i shumicës së qytetarëve të saj

Banner

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dahari në Click Plus në TV21, foli edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti. Dehari tha se Kërçova nuk është fontan dëshirash, por siç shtoi është vullnet i shumicës së qytetarëve të saj.

“Unë kam thënë, Kërçova nuk është fontan dëshirash e individëve, kush do qoftë ai, nisur nga unë Fatmir Dehari, unë dua të kandidohem, unë jam më i miri, unë jam bamirësi. Kërçova është vullnet i shumicës së qytetarëve të saj. Sot kemi mundësi matjesh dhe kemi mundësi për të parë se ku qëndrojmë ne të gjithë. Në asnjë moment për tre mandate, në asnjë moment, le të më demantoj nisur edhe nga kryetari i respektuar z.Ahmeti kurrë nuk e hap temën e kryetarit të Komunës së Kërçovës duke përfshirë veten time. Le të bëhen sondazhet, le të bëhen matjet, le të përfshihen më shumë njerëz, intelektual, bamirës, politik, nga sektori civil po edhe nga diaspora dhe le të dali ai që gëzon mbështetje me të madhe të qytetarëve”, tha Fatmir Dehari në Click Plus.

Banner

Related posts

SHGM dhe SGPM: Gazetarët u thirrën në bisedë informative pa një ndalim të shpallur më parë për dronët – kërkojmë sqarim nga MPB-ja

Gjyla Halili

“Zemra e Familjes U Shua – Mark Gjonaj njofton Ceremoninë Mortore të nënës së tij, Roza Gjonaj”

Gjyla Halili

Prokuroria kërkon paraburgim për personin i cili vodhi një kazino në Tetovë

Gjyla Halili