AKTUALE

BDI: Kadare nuk mund të përdoret si mall për manipulime politike

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një kumtese ka shprehur indinjatën e thellë me rastin e keqpërdorimit të personalitetit kulturor e letrar, Ismail Kadare, nga Bilall Kasami në Tetovë duke shpërndarë dhe shitur libra të gjigantit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejtë autori.

Ironikisht, i njëjti z. Kasami, që publikisht e shpalli Ismail Kadarenë “Qytetar Nderi” të Tetovës, është tashmë i përfshirë në një skandal ku figura e Kadaresë është përdorur për përfitime politike dhe materiale përmes shpërndarjes së veprave të tij në mënyrë të paligjshme, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Komunikata e plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami. Siç është bërë publike nga botuesi i njohur shqiptar, z. Bujar Hudhri nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur libra të autorit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejta autori, një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm si nga ana morale ashtu edhe ligjore.
Ironikisht, i njëjti z. Kasami, që publikisht e shpalli Ismail Kadarenë “Qytetar Nderi” të Tetovës, është tashmë i përfshirë në një skandal ku figura e Kadaresë është përdorur për përfitime politike dhe materiale përmes shpërndarjes së veprave të tij në mënyrë të paligjshme.
Dëmi është i trefishtë:
1. Shkelje e të drejtave të autorit, që cenon rëndë moralin dhe ligjin.
2. Mashtrim ndaj qytetarëve të Tetovës, të cilëve u ofrohen libra pa vlerë ligjore dhe me origjinë të dyshimtë.
3. Fyerje ndaj figurës së Ismail Kadaresë, një simbol kombëtar i kulturës shqiptare, që përdoret për propagandë politike pa dinjitet.
BDI kërkon që institucionet kompetente të ndërhyjnë menjëherë dhe të hetojnë këtë rast, ndërkohë që opinioni publik meriton transparencë të plotë dhe përgjegjësi konkrete nga kryetari Kasami dhe Komuna e Tetovës.
Kultura dhe figura të tilla si Kadare nuk mund të përdoren si mallra për manipulime politike dhe nuk do të lejojmë që emri i Tetovës të njolloset në këtë mënyrë.
Zëri i ligjit, i kulturës dhe i përgjegjësisë duhet të mbizotërojë.

Related posts

Bekim Sali në vend të Izet Mexhitit/Mickoski: Askush nuk ka bërë marëveshje të tillë me Vmro-në

Gjyla Halili

BDI prezanton Strategjinë Gjithëpërfshirëse për Reformën: Nxitja e Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit

Gjyla Halili

Mexhiti: Investime të mëdha për zhvillimin infrastrukturor në Gostivar

Gjyla Halili