AKTUALE

Arsovska: Fakte konkrete për ndërtime pa leje dhe mosveprim institucional në Çair

Banner

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka dalë në terren në komunën e Çairit për të shpalosur publikisht rastet konkrete të ndërtimeve pa leje dhe veprimeve të paligjshme që, sipas saj, janë ndaluar nga ana e qytetit, por kanë hasur në heshtje nga ana e institucioneve të tjera kompetente.

“Nga sot fillojmë me publikimin e çdo rasti të paligjshmërisë që e kemi zbuluar dhe ndaluar. Do të tregojmë me argumente dhe dokumente gjithçka që kemi bërë, ndërsa të tjerët kanë heshtur,” deklaroi Arsovska.

Sipas saj, në tri vitet e fundit, qyteti ka parandaluar mbi 150 raste të legalizimeve të paligjshme të ndërtimeve ilegale, si dhe ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj ndotësve të mëdhenj dhe tentativave për ndërtimin e bazave të asfaltit në zona të banuara.

Në Çair, kryetarja Arsovska denoncoi hapur edhe firmat që sipas saj kanë përfituar përmes tenderëve të dyshimtë dhe lidhjeve partiake, duke paralajmëruar publikimin e dokumenteve zyrtare dhe paraqitjen e kallëzimeve penale ndaj tyre.

“Do të ketë zero tolerancë për keqpërdorimin dhe heshtjen selektive. Qyteti ka vepruar me përgjegjësi, ndërsa të tjerët duhet të japin llogari,” theksoi ajo.

Ky paralajmërim vjen si pjesë e një fushate më të gjerë që, sipas Arsovskës, synon të informojë publikun me fakte të bazuara dhe të dokumentuara, duke hedhur dritë mbi shkeljet ligjore që kanë mbetur pa ndëshkim institucional.

Banner

Related posts

I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

Gjyla Halili

Bdi: Ofendim i rëndë nga qeveria pa legjitimitet – njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit!

Gjyla Halili

Ahmeti dhe Rexhepi në Reçicë të Madhe: Vetëm kur bëhemi bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen e Tetovës

Gjyla Halili