AKTUALE

Arbër Pajaziti: Një event përkujtimor që Bujanoci nuk do ta harrojë

Sot, Bujanocit dhe gjithë Luginës i ofruam një tubim përkujtimor të paharruar, në nderim të Komandant Lleshit, një figure që mbetet simbol i sakrificës dhe qëndresës kombëtare.

Faleminderit nga zemra drejtorit artistik Shkodran Tolaj, i cili solli një program të jashtëzakonshëm dhe thellësisht emocional.

Faleminderit artistëve më të mirë shqiptarë për interpretimet e tyre që preknin shpirtin, duke e kthyer këtë koncert në një homazh të denjë për një hero.

Një falënderim i veçantë shkon për qytetarët që mbushën Shtëpinë e Kulturës dhe treguan me praninë e tyre se kujtesa jonë kolektive është e gjallë dhe krenare.

Komandant Lleshi meriton ngjarje të tilla.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të nderuar veprën, sakrificën dhe idealin e tij.

Bujanoci do të mbetet qendër e historisë, kulturës dhe trashëgimisë gjithëkombëtare, një vend ku kujtimi për heronjtë tanë do të jetojë përherë.

Banner

Related posts

Gashi organizator i vizitës së parë të kryetarit të Konfederatës Zvicerane

Gjyla Halili

Artan Grubi tërhiqet nga politika: Kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë

Gjyla Halili

Akuza të forta- Mbesa e Parashqevi Simakut akuzon aktorin se hyri në dhomën e hallës së hotelit të hallës së saj

Gjyla Halili