AKTUALE

Ali Ahmeti përgëzon Bashkimin për rikthim në Ligën e parë

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka përgëzuar KF “Bashkimi” për rikthim pas shumë vjetëve në Ligën e parë të RMV.

Një urim i veçantë edhe për tifozët besnikë, ILIRËT, që qëndruan pranë klubit në çdo hap, në ditë të mira dhe sfiduese, duke e mbështetur me zemër nga tribunat, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i tij:

Urime ekipit kumanovar, KF BASHKIMI, për rikthimin e merituar në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut!

Përgëzime të përzemërta për gjithë stafin organizativ, të cilët me përkushtim dhe punë të palodhshme për më shumë se një dekadë e rikthyen klubin aty ku i takon.

Një urim i veçantë edhe për tifozët besnikë, ILIRËT, që qëndruan pranë klubit në çdo hap, në ditë të mira dhe sfiduese, duke e mbështetur me zemër nga tribunat.

Suksese në Ligën e Parë! Rruga vazhdon!

Banner

Related posts

OHRI NGJARJE E RE PROGRESI PËR KOSOVËN

admin

LSDM: Mbi një mijë automjete të paregjistruara, kjo tregon sa ka rënë standardi i qytetarëve

Gjyla Halili

Seanca publike nëpër rrugë/ LSM: Pagë minimale 500 euro ose grevë të përgjithshme dhe protesta

Gjyla Halili