AKTUALE

Shkëndijë Lirie – një kujtim që nuk shuhet

Banner

Sot, Bujanoci hesht për të dëgjuar artin që kujton.
Në përkujtim të 24-vjetorit të rënies së Ridvan Qazimit – Komandant Lleshit, artistët më të mirë të kombit do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kulturës për një koncert solemn, ku arti dhe ndjenja bashkohen në nderim dhe dinjitet.

Me artin dhe profesionalizmin e tyre do të nderojnë këtë përvjetor:
• Prof. Besiana Mehmedi
• Mariana Leka – Mjeshtër i Madh
• Prof. Rudina Ciko
• Xhevat Limani – Mjeshtër i Artit Skenik
• Grupi koral i studentëve të Universitetit të Tetovës

I ftuar nderi:

• Zhani Ciko – Mjeshtër i Madh

Drejtor artistik: Shkodran Tolaj

Ky koncert nuk është vetëm një akt artistik. Është një zë i kujtesës kolektive, një përulje ndaj së kaluarës dhe një mesazh për të ardhmen.

E diel, 25 Maj 2025 | Ora 13:00
Pallati i Kulturës – Bujanoc

Banner

Related posts

Thirrja publike e ministrisë së Energjetikës 1.000 denarë në muaj për rrymë, kush ka të drejtë dhe si të aplikojë?

Gjyla Halili

VLEN: BDI non grata vodhi edhe në regjistrimin e popullsisë, miliona euro në xhepat e tyre!

Gjyla Halili

“E keni bërë Kuvendin si fushë futbolli”, Bexheti kritikon Gashin për mungesë të Rregullores së re të Kuvendit

Gjyla Halili