AKTUALE

MEPSO dhe KOSTT me hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike: Interkoneksioni Tetovë–Prizren hyn në fazë konkrete

Në një takim të rëndësishëm të zhvilluar në Prishtinë, drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Latifi, u takua me ushtruesin e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT-it, Shaban Neziri, për të diskutuar mbi projektin strategjik të interkoneksionit energjetik mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në fokus të takimit ishte ndërtimi i linjës interkonektive 400 kV Tetovë–Prizren, që synon forcimin e ndërlidhjes mes dy sistemeve energjetike dhe rritjen e sigurisë energjetike në rajon. Projekti është pjesë e planeve afatgjata për zhvillimin e rrjetit elektrik dhe është në përputhje me udhëzimet e ENTSO-E, rrjetit evropian të operatorëve të sistemeve të transmetimit të energjisë.

Sipas Latifit, përfitimet nga ky projekt do të jenë të shumta, përfshirë:

Rritjen e kapaciteteve të ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve;

Përmirësimin e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike;

Lehtësimin e tregtisë efikase të energjisë në rajon;

Mbështetjen e integrimit të burimeve të ripërtëritshme në kuadër të tranzicionit të gjelbër.

Përfaqësuesit e dy operatorëve u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin teknik dhe institucional në muajt në vijim, për të siguruar realizimin e suksesshëm të këtij projekti të rëndësishëm për të dy vendet dhe për stabilitetin energjetik rajonal.

Banner

Related posts

What is lampshading? The leggy fashion trend, explained

admin

Keqpërdoren 2.2 milionë euro para të BE-së! Ambasadori Gir pa koment, Dimova me akuza ndaj Zoran Zaevit

Gjyla Halili

ADYAN AJETI FESTON 13-VJETORIN , NJË TALENT I RI QË SYNON MAJAT E BOKSIT!

Gjyla Halili