AKTUALE

Zbulohet busti i dëshmorit Gani Alili, deputeti Bexheti: Moment i veçantë për të nderuar sakrificën, guximin dhe përkushtimin e tij për lirinë e atdheut

Në Saraj, është zbuluar bust i dëshmorit Gani Alili, ku morën pjesë qytetarë të shumtë, me ç’rast, në rrjetin social deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka shkruar se kështu është nderuar sakrifica, guximi dhe përkushtimi i tij për lirinë e atdheut.

“Sot patëm nderin të jemi prezent në ceremoninë e shpalljes së shtatores së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Gani Alilit”, ka shkruar Bexheti.

Në shkrimin e tij, z. Bexheti ka deklaruar se është “Një moment i veçantë për të nderuar sakrificën, guximin dhe përkushtimin e tij për lirinë e atdheut. Lavdi jetës dhe veprës së Gani Alilit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”

Banner

Related posts

Cilët janë kompanitë në Maqedoni që peshojnë rëndë

Gjyla Halili

Inspektori Zoran Markozanov “thurë” raport në kordinim me zëvendësministrin e kulturës në RMV- Sedat Sulejmani!

Gjyla Halili

Pritje në Kuvend me rastin e Ditës së pavarësisë

Gjyla Halili