Manchester United i ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme me fitore ndaj Crystal Palace me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premiere.
“Djajtë e Kuq” e nisën mirë ndeshjen dhe në minutën e gjashtë e fituan një penallti.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Bruno Fernandes që shënoi për 1-0.
Manchester United kishte disa raste në pjesën e parë për të shtuar epërsinë, por Wout Werghost, Marcus Rashford dhe Fred nuk ishin të saktë.
Vendësit shënuan golin e dytë në minutën e 62-të, kur Luke Shaw gjeti Rashfordin, i cili shënoi për 2-0.
Por gjërat u komplikuan për gjigantin anglez në minutën e 70-të, kur Casemiro u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Nga kjo situatë përfituan mysafirët, kur shënuan në minutën e 76-të me Jeffrey Schlupp për 2-1.
Manchester United mori fitoren e 13-të sezonale, dhe me 42 pikë është në vendin e tretë.