AKTUALE

Kryetarja e Shkupit ngre alarm për sigurinë dhe shfrytëzimin e paligjshëm të Vardarit

Banner

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, ka deklaruar publikisht se ajo dhe familja e saj janë kërcënuar për jetën nga një individ dhe bashkëpunëtorët e tij. Ajo ka paralajmëruar kallëzime penale dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse.

“Nuk ka frikë nga kërcënimet, por mosreagimi i institucioneve krijon ndjenjën e paprekshmërisë para ligjit,” deklaroi Arsovska në një postim të publikuar. Ajo iu drejtua drejtpërdrejt Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke kërkuar hetim të plotë dhe mbrojtje ligjore.

Në një tjetër çështje të ndjeshme, kryetarja akuzoi një kompani për shfrytëzim të paligjshëm të shtratit të lumit Vardar në komunën e Aerodromit. Sipas saj, kompania nuk ka asnjë leje, licencë apo raport për punimet që po kryen, çka përbën një kërcënim serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.

“I nderuar Ministër Toshkoski, konsiderojeni këtë edhe si një ankesë kundër personit Qamil Osmanoviç dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët bënë kërcënime për jetën time dhe jetën e familjes sime para dëshmitarëve,” u shpreh Arsovska.

Kryetarja e Shkupit përshkroi situatën në shtratin e Vardarit si “pylli tropikal i Amazonës, por në Shkup”, duke kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Brendshme të veprojnë pa vonesë për të parandaluar ndotjen dhe për të garantuar sigurinë qytetare.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e përfaqësuesve lokalë dhe për ndotjen në rritje të lumit Vardar, ndërsa mbetet për t’u parë reagimi institucional ndaj këtyre akuzave.

Banner

Related posts

VLEN: Është koha që BDI të bëjë një veting të vërtetë, edhe atë duke filluar nga Bujar Osmani, shoku më i mirë i Artan Grubit

Gjyla Halili

Azgan Haklaj: Ali Ahmeti strateg i luftës, arkitekt i paqes, simbol i shqiptarisë

Gjyla Halili

Grubi: Rejtingu flet se ne punojmë në implementimin e programit të BDI

admin