AKTUALE

Komuna e Çairit me borxh mbi 7 milionë denarë ndaj Higjienës Komunale Shkup

NJOFITIM PUBLIK
Visar Ganiu ka një borxh në total prej mbi 7 milionë denarësh ndaj ndërmarrjes publike Higjiena Komunale Shkup, që përfshin detyrime financiare të papaguara nga institucionet komunale, duke përfshirë vetë objektet komunale, shkollat fillore dhe çerdhet që janë nën juridiksionin e komunës së Çairit.
Aktivitetet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës publike në territorin e Komunës së Çairit kryhen rregullisht dhe në përputhje me Planin Operativ të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me deklarata që aludojnë në gjoja mospërmbushje të detyrimeve nga Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale Shkup, synon të shkëpusë vëmendjen nga problemet reale që po krijon vetë.
Ganiu duhet të merret seriozisht me borxhin prej 7 milionë denarësh që Komuna e Çairit ka ndaj Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale Shkup, i cili është grumbulluar që nga momenti që ai mbajti postin e Kryetarit të Komunës së Çairit.
Komuna e Çairit është vazhdimisht dhe institucionalisht e informuar për ekzistencën e këtij borxhi, por ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret për ta zgjidhur atë. Edhe pse ai nuk i ka paguar detyrimet e tij prej vitesh, kjo nuk e pengon punën tonë, por ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve që u ofrojmë qytetarëve.
Veçanërisht theksojmë se nga të gjitha komunat në Qytetin e Shkupit, vetëm Komuna e Çairit ka një borxh të tillë ndaj ndërmarjes sonë.
NP Higjiena Komunale Shkup vazhdon të përmbushë detyrimet e saj me përkushtim dhe profesionalizëm, por kërkon që Komuna e Çairit të marrë përsipër përgjegjësinë e saj në lidhje me shërbimet publike dhe detyrimet financiare, pasi kjo është një parakusht për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për qytetarët e saj.
Me respekt,
Sabahudin Rustemi Drejtor
NP Higjiena Komunale e Shkupit

Related posts

“Nuk bëhemi bashkë me Sllavjankën” – Mexhiti tregon a do të dorëhiqen nëse kalon Ligji për branitellat

Gjyla Halili

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

Gjyla Halili

Parashtrohen 17 lista për deputetë për zgjedhjet parlamentare

Gjyla Halili